prof. dr. Gjyle Mulliqi-OSMANI

Është doktoreshë e Shkencave mjekësore, profesoreshë e lëndës Mikrobiologji mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë, e punësuar në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe themeluese e laboratorit privat MIKROBIOLOGJIA në Prishtinë.

Gjimnazin e ka mbaruar në Pejë, ka studiuar, specializuar, magjistruar dhe doktoruar në Prishtinë dhe në Zagreb.

Ka përvojë 33-vjeçare në mikrobiologjinë klinike, duke qenë ligjëruese në Universitetin e Prishtinës dhe pjesëmarrëse me prezantime të shumta në konferenca e simpoziume të ndryshme ndërkombëtare në dhjetëra shtete të Europës, por edhe në Amerikë, Kanada, Rusi.

Ka qenë anëtare dhe kryetare e komisioneve të shumta profesionale për punime e mbrojtje të doktoraturave, magjistraturave, mentore dhe trajnuese e bashkëpunëtore e konsulente e kandidatëve, e specializantëve dhe e trupave të ndryshme institucionale, që i referohen lëndës së Mikrobiologjisë.

Në pozitat me përgjegjësi udhëheqëse e angazhuar në Laboratorin për Mikrobiologji të Institutit Regjional për Shëndetësi Publike në Pejë, në IKSHPK, bartëse e punës në laboratorë për TB, ujë dhe ushqim, zoonoza. Koordinatore e rrethit të laboratorëve referentë evropianë për diagnozën e Morbilit dhe të Rubelës në Prishtinë.

Është lindur në Raushiq të Pejës, më 2 prill 1954. Jeton në Prishtinë, e martuar dhe ka dy fëmijë.

Ka 79 prezantime dhe eksperienca ndërkombëtare e 17 publikime, siç janë:

  • INFECTION CONTROL-UPDATES, Kapitulli 4 Infection Control in Developing World 65, Lul Raka dhe Gjyle Mulliqi-OSMANI, Redaktuar nga Christopher Sudhakar, Publikuar në shkurt, 2012
  • Gj.Mulliqi-OSMANI, L.Raka, D.Zoutman, J.P.Horcajada: MIKROBIOLOGJIA E SEPSËS, Prishtinë, 2008
  • Gj.Mulliqi-OSMANI dhe L.Raka: MOSTRIMI NË MIKROBIOGJINË KLINIKE, Prishtinë, 2005
  • MEDICAL MICROBIOLOGY AND IMMUNOLOGY, Libër Online, South Carolina University & Prishtina University, 2007 http://pathmicro.med.sc.edu/Albanian/intro-alb.htm
  • Redaktore e përkthimit ‘’KONTROLLI I INFEKSIONEVE: PARIMET THEMELORE DHE EDUKIMI, titulli origjinal “Infection Control: basic concepts and training”, IFIC 2003
  • Recensente e doracakut “Higjiena e duarve në kujdesin shëndetësor”, autor Lul Raka, Didier Pittet, Benedettws Allegranzi dhe Gertie van Knippenberg-Gordebeke, shtator 2010
  • Gj.Mulliqi-OSMANI, L.Raka, D.Zoutman, J.P.Horcajada: MIKROBIOLOGJIA E SEPSËS, Prishtinë, 2008
  • Gj.Mulliqi-OSMANI dhe L.Raka: MOSTRIMI NË MIKROBIOLOGJINË KLINIKE, Prishtinë, 2005 MEDICAL MICROBIOLOGY AND IMMUNOLOGY-On-line textbook, South Carolina University & Prishtina University, 2007

orari i punës

Nga ora 08:00 deri 20:00

Të shtunën nga ora 08:00 deri në orën 17:00

Të dielën nuk punohet

adresa

Prishtinë, Dardania, Bulevardi Bill Klinton BL-9 LB-1 nr. 4